NGA ARANITA BRAHAJ – Shamia e kokës, tradita shqiptare, liberale deri në adhurim…

bulesa e kokës e gruas shqiptare qoftë kjo zadrimore, arbëreshe, mirditore, lugina e Drinit apo Suliote ka qenë më shumë një vello që valëvitet me funksion përshtatjen e kushteve të jetesës mbrojtje nga dielli dhe mbajtja pastër.

Aspak mbulesë fanatike e ” mbylljes”. Flasim për realitete rurale dhe flasim për mbulim modest jo mbulim koke me gjithë fytyrë për fanatizëm si ajo arabe jo europiane.


Malësia e Madhe e mbulonte gruan po i linte kurorën e bukur me kaçurrela, ballin e fytyrën çelë. Mbulimi i kokës në veshje xhublete është me stoli e me kurore që zbukuron, jo me copë të zezë e fanatike.

Mirdita, e hidhte gruaja nje shami me formë tipike por ja zbukuronte me gërshet floku faqet gruas.

Lugina e Drinit, veshja me kanac, shamia mbahej sa vendosej në flokë po kurrë nuk lidhej e gruaja kishte sy, ballë, flokë të pa mbuluara e madje shamia i qëndronte si aureole bustit dhe kokës së gruas.

Shamia shqiptare është liberale, funksionale , europiane e promovon imazhin, vërtetësinë e njerëzores, i lë vend estetikës së të bukurës. Ndërsa mbulesa orientale apo arabe është fanatike, e bllokon komunikimin vizual mbyll e mbulon kokën dhe pjesë të fytyrës.

Nuk është e jona si popull europoan mesdhetar, prandaj shumë mirë që janë Kosova kundër. GRAVE dhe burrave shqiptarë u duhet thënë e vërteta, ne nuk e kemi pasë traditë mbulimin për fanatizëm. Për veshjet tona kombëtare GRUAJA është hyjneshë për adhurim jo “tunduese e nënvleftësuar me mbulim”. /Nga Aranita BRAHAJ, publikuar në Facebook/