“Nesër do t’i sjell të gjithë për drekë…“, Eduart Grishaj “sfidon” Arbana Osmanin në kuzhinë: Receta ime për 5 minuta për një super darkë

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka treguar prej kohësh tashmë se kuzhina është pasioni i saj. Por, duket se Eduart Grishaj, partneri i saj, e ka “sfiduar” me një recetë për 5 minuta. Ditën e djeshme, regjisori publikoi në Instagram disa video, ku shfaqej duke ushqyer disa lepuj me misra.

“Arbana Osmani, receta ime për 5 minuta për një super darkë. Nesër do t’i sjell të gjithë për drekë”, ka shkruar Grishaj, krahas videove.


Ndërkohë, duket se kjo ide i ka pëlqyer shumë djalit të moderatores, e cila iu përgjigj:

“Joni thotë na i sill të gjithë se do i mbaj te dhoma”.

Reklamat që shfaqen në faqen tonë, ndihmojnë të mbijetojmë, të vazhdojmë të jemi të lirë e të pavarur. Nëse mendoni se e meritojmë, mund të kontribuoni për ShkodraWeb edhe duke klikuar KËTU! FALEMINDERIT!

Arbana dhe Eduarti jetojnë prej kohësh në një shtëpi bashkë me djalin e moderatores, por së shpejti, familja e tyre do të zgjerohet. Arbana do të sjellë në jetë një djalë dhe kështu Joni do të bëhet me vëlla. Aktualisht, Eduarti ndodhet në Theth, aty ku po realizon xhirimet e filmit të ri.


Reklamat që shfaqen në faqen tonë, ndihmojnë të mbijetojmë, të vazhdojmë të jemi të lirë e të pavarur. Nëse mendoni se e meritojmë, mund të kontribuoni për ShkodraWeb edhe duke klikuar KËTU! FALEMINDERIT për mbështetjen!