Shkruan në Facebook Benet Beci, kandidat për kryetar i Bashkisë Shkodër: Albumi i një pasditeje mes banorëve të lagjeve pranë Stacionit te Trenit.
5 ditë nga zgjedhjet: nëse duam të fillojmë një valë transformimi në Shkodër duhet me dalë në votime të dielën.
Merrni me vete edhe një familjar, që e ka me dyshim, merrni me vete kojshinë, që përton me shku, merrni me vete një shok a shoqe, që ankohet gjithmonë se asgjë nuk ndryshon kurrë në Shkodër. Votën e keni në dorë vetë.