Skip to content
10 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Politika

Nenprefekti rrezikon shkarkimin, nuk mori leje kur u largua me pushime

ShkodraWeb 16 August, 2017
Nënprefekti i Mirditës, Kol Bardhoku, ka ndërprerë dje pasdite pushimet në alpe dhe është rikthyer në vendlindje. Ai e pranon se është larguar prej një jave nga Rrësheni dhe se nuk ka marrë leje nga prefekti i Lezhës, Eduart Ndreca, para largimit për pushime në zonën e Kroit të Bardhë, një vend që frekuentohet për vlerat kurative që ka kjo zonë.
Duke zbritur nga Kurbneshi drejt Perlatit, në një bisedë telefonike Bardhoku tregon të vërtetën mbi largimin pa leje. Ai është njohur me shqetësimin e banorëve të Mirditës për të vulosur dokumentet e gjendjes civile në këto zyra, por thotë se ka njoftuar prefektin e Lezhës se do të ngjitej në mal për disa ditë. “I kam nisur një e-mail prefektit të Lezhës, z. Eduart Ndreca. Kërkova leje për një javë, pasi kisha nevojë të ngjitem pranë Kroit të Bardhë, për arsye shëndetësore. Prefekti nga ana e tij më tha se nuk kishte person tjetër për t’më zëvendësuar. Iu luta të gjente një person që do të merrej me konfirmimin e certifikatave. Personi nuk u gjet dhe unë u largova drejt Kunorës. Nuk është hera e parë që zyrat tona mbyllen në muajt e verës”, sqaroi Kol Bardhoku, duke mos e fshehur indinjatën e tij përse kjo çështje është bërë publike në media.
Duke folur për propozimin e prefektit Ndreca për largimin e tij nga detyra, Bardhoku tha se ka pasur shkëmbime shkresore me prefektin e Lezhës. Ai pohon se i është drejtuar zyrtarisht përfaqësuesit të qeverisë me email-e dhe i ka kërkuar leje për një javë, pasi pikërisht gjatë kësaj periudhe duhet të pushonte pranë ujit kurativ të Kroit të Bardhë, në alpet e Hurdhës së Tollës.
“Nuk e di nëse prefekti Eduart Ndreca ka kërkuar largimin tim nga detyra. Gjatë një bisede telefonike që kam pasur sot (dje) me të, më shprehu habi përse është trumbetuar kaq shumë mungesa ime në punë”, u shpreh Bardhoku.
“Ai ka të drejtë të kërkojë largimin tim nga puna. Është eprori im. Sakaq, shkarkimi im varet nga ministri i Brendshëm”, vijoi nënprefekti i Mirditës Kol Bardhoku.
Zyrtari vendor theksoi se të mërkurën do të rikthehet në vendin e tij të punës për të vijuar normalisht punën e ngarkuar nga dikasteri që mbulon dhe pushtetin lokal.
“Unë, tha Bardhoku, di që vulat tona para një jave janë dorëzuar në Prefekturën e Lezhës dhe qytetarët janë vënë në dijeni se shërbimet mund t’i marrin atje. Kjo çështja e prodhimit të vulave të reja nuk e di sa e vërtetë është. Pres qetësisht çdo vendim që do të merret nga zyrtarët e lartë të Ministrisë së Brendshme”, përfundoi nënprefekti i Mirditës.
Mbyllën zyrat dhe braktisi punën, kërkohet shkarkimi i nënprefektit
Pas disa ditësh pa shërbim, nënprefektura e Mirditës do të hapë dyert për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve. Situata u mor në dorë nga prefekti i qarkut të Lezhës, Eduart Ndreca, pas shqetësimeve të shprehura nga qytetarët, pasi punonjësit e nënprefekturës ishin larguar me pushime pa bërë njoftim zyrtar, shkruan “Panorama”.
Ndreca, jo vetëm ka mundësuar rikthimin e shërbimit të konfirmimit të certifikatave për banorët e Mirditës, por ndërkohë ai ka propozuar edhe largimin nga puna të nënprefektit të Mirditës, Kol Bardhoku, i cili ka braktisur vendin e punës bashkë me vartësit e tij prej disa ditësh, duke penguar emigrantët dhe qytetarët e këtij rrethi të marrin shërbimet e kërkuara në zyrat e nënprefekturës.
Prefekti i Lezhës shprehet se ka marrë të gjitha masat që deri ditën e mërkurë shërbimet e kërkuara në nënprefekturën e Mirditës do të merren në zyrat e Prefekturës Lezhë, ndërkohë të mërkurën do të autorizohen personat përgjegjës për t’u ardhur në ndihmë banorëve dhe emigrantëve të Mirditës.
Po ashtu, prefekti Ndreca sqaroi se ka propozuar shkarkimin nga detyra të nënprefektit Kol Bardhoku. “Nuk mund ta toleronim sjelljen e nënprefektit të Mirditës. Ai nuk është paraqitur pranë institucionit të prefektit për të kërkuar leje dhe për të mundësuar shërbimet ndaj qytetarëve. Kol Bardhoku ka braktisur vendin e punës pa marrë parasysh pasojat që vijnë nga ky veprim i tij, aspak normal”, nënvizoi prefekti Ndreca.
Sipas përfaqësuesit të qeverisë në rajonin e Lezhës, është përgatitur e gjithë procedura ligjore për largimin nga puna të nënprefektit të Mirditës dhe përgjegjës së gjendjes civile, Rrëshen. Për të shmangur hapjen e dhunshme të zyrave të nënprefekturës, prefekti i Lezhës ka kërkuar në këto kushte një vulë të re për firmosjen e dokumenteve.
Mësohet se ndaj Bardhokut mund të nisë dhe procedim penal për braktisje të detyrës, moszbatim të urdhrave të titullarit dhe shpërdorim detyre. Në përpjekje për të kontaktuar me nënprefektin e Mirditës, Kol Bardhoku, numri i tij i telefonit del jashtë shërbimi. Më- sohet se nënprefekti bashkë me dy vartës të tij ndodhen për “derman” te Kroi i Bardhë dhe bjeshkët e Valmorit.
Ndërkohë, qytetarët e Mirditës kanë këmbëngulur edhe dje që nënprefektura t’u ofrojë shërbimet e kërkuara. Sipas mirditorëve, zyra e nënprefektit në këtë rreth ka pasur probleme herë pas here, pasi nënprefektët nuk kanë qenë në krye të detyrës siç e përcakton ligji./panorama
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Pse kanabisi qe “po mbin vete” ne Shqiperi?
Artikull pas: Lekët te vepra 19-të, ose kapitalizmi specifik shqiptar!

TË FUNDIT

angoni duda 2025
  • Aktualitet

“Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj

ShkodraWeb 10 November, 2025
berat-votimi
  • Aktualitet

ZGJEDHJET E PJESSHME – Mbi 334 mijë shqiptarë votojnë për 5 bashki, 13 kandidatë në garë…

ShkodraWeb 9 November, 2025
holta duda rama 2025
  • Aktualitet

“Nder që më jepet për ti shërbyer Shkodrës”, Holta Duda reagon pas emërimit nga qeveria si prefekte e Qarkut

ShkodraWeb 5 November, 2025

TË FUNDIT

  • AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë 10 November, 2025
  • “Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj 10 November, 2025
  • “Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës… 10 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato… 9 November, 2025
  • Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë 9 November, 2025
  • Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë 9 November, 2025
  • EMRI – Humbi jetën duke riparuar një defekt interneti, kush është 38- vjeçari nga Shkodra… 9 November, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet trupi i pajetë i një 65- vjeçari, policia jep informacionet e para… 9 November, 2025
  • ZGJEDHJET E PJESSHME – Mbi 334 mijë shqiptarë votojnë për 5 bashki, 13 kandidatë në garë… 9 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

hani hotit naten
  • Aktualitet

AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë

ShkodraWeb 10 November, 2025
angoni duda 2025
  • Aktualitet

“Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj

ShkodraWeb 10 November, 2025
xhamia tabela 2025
  • Aktualitet

“Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës…

ShkodraWeb 10 November, 2025
shtypi dites 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 10 nëntor 2025…

ShkodraWeb 10 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.