Një ndërhyrje e rëndë ndaj kundërshtarit 6 vite më parë, i ka kushtuar 4 vjet burg futbollistit Mikele Guidi. Në ndeshjen Paunta Ala-Maza Maritima, e vlefshme për kategorinë e tretë Toskane, futbollisti 32-vjeçar u bë objekt hetimi nga organet ligjzbatuese, pasi i theu kyçin e këmbës së majtë, lojtarit kundërshtar. Mediat italiane raportojnë se Guidi u dënua me 4 vite burg dhe një gjobë pre 10 mijë euro.
Te vendimi i dënimit ka ndikuar edhe fakti që ai është me precedentë penalë, pasi në të kaluarën ka vuajtur një dënim katër mujor, pasi i ka shkaktuar një frakture një kolegu, kur militonin në kategoritë e të rinjve .