Një memorial që përjetëson Luftën e Koplikut, dukej se ishte gati në bocet dhe shpejt mund të materializohej. Lajmi është bërë i ditur nga një postim në faqen zyrtare të Bashkisë M.Madhe, me 28 tetor 2020, ku lexohej:
“Kryebashkiaku Tonin Marinaj ka zhvilluar një takim me personalitete të historisë, artit, kultures dhe medias të Malësisë së Madhe për të zgjedhur një nga 4 propozimet e paraqitura për memorialin kushtuar luftës së Koplikut 1920. Të pranishëm ishin: z.Isuf Hebaj, z.Pjerin Kolnikaj, z.Fadil Hasmujaj, z.Gzim Vuçaj, z.Gjokë Luli, z.Pretash Gjekaj, z.Ndue Bacaj dhe z.Sytki Ndrecaj. Në fund u zgjodh kompozimi i metalikte me mbishkrimin “1920” ku shumë shpejt do vendoset në qendër të qytetit Koplik.??”, përfundonte shënimi.
Por sot, është mësuar se boceti fitues do të jetë një tjetër dhe këtë e bën të ditur nënkryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Sytki Ndrecaj, përmes një publikimi në Facebook.
“Në takimin e kaluar po ky grup pune nën drejtimin e Kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe z.Tonin Marinaj la për detyrë që pavarsisht se u përcaktua një ide për Memorialin e Luftës së Koplikut 1920 (që është bërë edhe publike) të merren në konsideratë: kostoja, koha dhe përshtatja e memorialit me ansamblin e qëndrës së Qytetit të Koplikut. Meqënëse memoriali i paracaktuar kishte kosto të madhe, koha që duhej (përtej vitit simbolik të?vjetorit të Luftës së Koplikut 1920??) dhe ngarkesa e ansamblit në qëndër me pllaka hekuri nuk jepte bukurinë e duhur e vendosja e atij memoriali nuk i plotësonte të tre kriteret e lartpërmendura.
Ndaj në takimin e sotëm u vendos kjo ide e memorialit siç e shihni në foto me disa shtesa që u shënuan në procesverbal si: shënimi i plotë “Lufta e Koplikut 1920″ dhe vendosja e shqiponjës si Simbol Kombëtarë në ballin e saj. Ky memorial do të ketë kosto më të ulët, kohë më të shpejtë të vendosjes (brenda Dhjetorit 2020) si dhe krijon një harmonizim më të bukur me qëndrën e Qytetit të Koplikut.”, thuhet mes të tjerave në publikimin e Ndrecajt në Facebook.
Ndryshimi i projektit brenda pak ditëve, duket se lidhet realisht me koston më të ulët. Vendosja ose jo brenda vitit 2020, nuk ka ndonjë rëndësi të madhe, aq më shumë kur 100 vjetori që u festua pak javë më parë për “Luftën e Koplikut”, nuk e gjeti memorialin e kësaj ngjarje në këmbë.