
Vllaznia luan një ndeshje që vlen një sezon me Partizanin sot në orën 17:45 në stadiumin “Loro Boriçi”, nga ku do të mësohet skuadra e cila shkon në finalen e Kupës së Shqipërisë.
Shkodranët janë fituesit në fuqi të këtij kompeticioni dhe kërkojnë me çdo kusht të marrin sërish trofeun, pasi arritja e Europës përmes kampionatit është bërë edhe më e vështirë.
Bëhet me dije se ekipit kuqeblu i është premtuar një shpërblim prej 10 mijë eurosh nëse arrin të kalojë Partizanin e të sigurojë një biletë për finalen e 31 majit.
Sigurisht ky është një motiv ekstra për lojtarët në këtë moment të vështirë që po kalojnë, duke pasur një ecuri negative në kampionat, me 6 ndeshje radhazi që nuk fitojnë dot.
Shuma e shpërblimit i është komunikuar ekipit nga drejtuesit që në ndeshjen e parë.