Vllaznia kërkoi arbitër të huaj për sfidën me Partizanin, FSHF i beson ndeshjen delikate një shqiptari të FIFA-s

Vllaznia dhe Partizani luajnë sot në 17:45 ndeshjen e kthimit gjysmëfinale për Kupën e Shqipërisë. Dueli i parë mes tyre në Elbasan përfundoi 0-0, teksa shkodranët patën ankesa për golin e anulluar në fundin e takimit.

Sot në Shkodër, FSHF ia ka besuar bilbilin një arbitri të FIFA. Mësohet se këtë ndeshje do e gjykojë Juxhin Xhaja. Kuqeblutë kanë kërkuar që në këtë takim të jetë një gjyqtar ndërkombëtar, për të shuar të gjitha polemikat që mund të krijohen.


Me skuadrat që janë në garë për një vend në Europë edhe nga kampionati, rruga më e shkurtër është nga Kupa. Vetë rezultati i sfidës së parë 0-0, bën që dueli sot të jetë i luftuar.

Fituesi i përballjes nesër merr një biletë për në finale të Kupës dhe ndeshet me fituesin e çiftit Laçi – Teuta (1-2).