Ndeshja e Conference League në Shkodër me Craiova, Vllaznia nis shitjen e biletave, çmimet të pranueshme…

Ndonese duhen edhe plot 10 dite nga ndeshja ndaj Universitatea Craiova, Klubi Vllaznia ka bere te ditur se duke filluar nga sot ka nisur shitja online e biletave te kesaj ndeshje. Nderkohe duke filluar nga e premtja e kesaj jave do te nise edhe shitja ne sportele.

Ajo qe te ben pershtypje eshte se pavaresisht rendesise se madhe te kesaj ndeshje, drejtuesit e klubit kane vendosur qe çmimet e biletave per 70 per qind te stadiumit te jene te lira. Keshtu, ne tribunat C dhe E, nje bilete do te kushtoje vetem 200 leke, ndersa nje bilete ne tribunen perkarshi do te kushtoje 500 leke.


Ja njoftimi i klubit Vllaznia:

NJOFTIM

Duke filluar nga sot, nis shitja ONLINE e biletave të ndeshjes Vllaznia- Universitatea Craiova e vlefshme për “UEFA Europa Conference League”, ndeshje kjo që do të luhet të enjten, datë 21 korrik 2022, në ora 21.00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Biletat mund t’i blini duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

https://al.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Ndërkohë, në sportel, biletat do të dalin në shitje duke filluar nga data 15 korrik.

Eja edhe Ti!

Forca Vllaznia!