Skip to content
27 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore

Ndërtimi i rrugës së Dukagjinit, protesta e dytë me 12 mars, nis firmosja e peticionit online…

ShkodraWeb 3 weeks ago

Pas protestës së parë me 20 shkurt, është njoftuar tashmë edhe protesta e dytë për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit me 12 mars 2023. Njoftimi vijon të përhapet përmes rrjeteve sociale, me synim masivizimin e pjesëmarrjes.

Ndërkohë, ka nisur edhe firmosja e një peticioni elektronik, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve për këtë nismë të rëndësishme jo vetëm për Dukagjinin, Shkodrën, Shqipërinë por edhe Kosovën.

“Dukagjini i izoluar, rrezikohen shumë jetë njerëzisht. Rruga e Dukagjinit është një aks rrugor shumë i rëndësishëm që lidh Shkodrën me tre Njësi Administrative: Shalë, Shosh, Pult. Për shkak të mungesës së investimeve dhe vëmendjes nga autoritetet vëndore dhe qëndrore, kjo rrugë ka pësuar shumë dëmtime duke sjellur pasoja të mëdha për banorët dhe vizitorët e zonës. Rruga e Dukagjinit, e ndertuar 55 vite me parë gjëndet sot krejtësisht e amortizuar, jashtë çdo parametri teknik dhe ligjor. Rrezikohet jeta e banorëve dhe e mijëra vizitorëve që përshkojnë këtë aks rrugorë në përjudha të ndryshme të vitit. Jane mbi 60 përsona qe kanë humbur jetën nga aksidentet ne këtë aks rrugorë, disa qindra te plagosur dhe gjymtuar, vendas dhe të huaj. Mungesa e rrugës po shkakton dhe shpopullimin total të zonës. Banoret janë lenë jashtë shërbimit të rregullt shëndetësor dhe arsimor, pa të drejtë pronësie dhe largë mundësive të barabarta për zhvillim ekonomik.

Për sa më sipër, ne i kërkojmë Këshillit të Ministrave dhe Kryeministrit të Shqipërisë Sh.T. Z. Edi Rama,

Duke vënë në dijeni:

Presidentin e Republikës së Shqipërisë SH.T, Z. Bajram Begaj

Kryetaren e Kuvendit të Shqiperisë Sh.S, Zj. Lindita Nikolla

Financimin dhe rindërtimin e rrugës së Dukagjinit, aksin Mes-Prekal-Kire-Shosh-Shalë, në përputhje me të gjitha standardet teknike dhe dispozitat ligjore të përcaktuara nga legjislacioni shqiptar në fuqi.

Cilat janë të mirat që sjëll rruga e Dukagjinit?

Përmirësimi i standarteve të qarkullimit, rritja e sigurisë dhe evitimi i aksidenteve rrugore. Akses të sigurtë ne mbi 30 fashatra te trevës së Dukagjinit përgjate 360 ditëve të vitit.

Zhvillimi i turizmit! Lehtësimi i aksesit në peizazhet natyrore alpine, luginat e Kirit, Shoshit dhe të Shalës, grykat e maleve me borë të përjetshme, lumenjë, ujëvara dhe kanjone të shumta, lendina e livadhe, pyje shekullorë ku gjallëron një florë e faun unike, me bimë endemike e specje të ralla. Njohja me vlerat dhe përkujdesja ndaj trashëgimisë të pasur kulturore si kullat prej guri, qytezat mesjetare, traditat, zakonet, vendin ku lindi dhe ruhet kanuni i Leke Dukagjinit, veshjet, stilin e jetes dhe folklorin e pasur te zonës së Dukagjinit. Edhe pse me një infrastrukturë rrugore shumë te amortizuar kjo zone thithë dhe sot numrin më të madh të turistëve të huaj dhe vendas.

Përmirësimi i jetës për banorët që jetojnë në zonë dhe krijimi i kushteve për kthimin e banorëve që kanë migruar/emigruar nga zona. Përmirësimi i shërbimit shëndetësor, arsimor, pastrimit të mbetjeve, shërbimit të sigurisë publike dhe mbrojtes civile.

Zhvillimi ekonomik dhe shtimi i vendeve te punës përmes rritjes së vëmendjes dhe krijimit te kushteve për investime në infrastrukturën turistike, shtimin e numrit të bujtinave, zhvillimin e fermave organike, shtimin e prodhimeve vendase, zhvillimin e sektorit te blegtorisë, vjeljes dhe përpunimit të frutave te pyllit dhe bimeve aromatike-mjekesorë.

Lidhja e Shkodrës me mrekulline e alpeve te Dukagjinit.

Ky peticion vjen pasi kemi ezauruar të gjitha rrugët dhe mjetet zyrtare, përfshirë këtu; kërkesa të njëpasnjëshme të përfaqësuesve tanë, lokal dhe qendror; seminare teknike, thirrjeve në media dhe protestave paqësore qytetare. Nënshkruajmë këtë petiocion, si një mjet demkratik dhe ligjor për realizimin e të drejtave tona legjitimi dhe konkretisht RINDËRTIMIN DHE ASFALTIMIN E RRUGËS SË DUKAGJINIT.”.

KLIKONI LINKUN NËSE DËSHIRONI TË FIRMOSNI EDHE JU PETICIONIN PËR RRUGËN E DUKAGJINIT

Continue Reading

LAJM PARA: NGA BASIR ÇOLLAKU – Më mirë PD pa vulë, se vulë pa PD…
LAJM PAS: DOSSIER – I Lumi dom Lazër Shantoja, prift e poet, martir, në përvjetorin e vrasjes

TË FUNDIT

“Një automjet i vjedhur në Shkodër…”, gazetarja e njohur jep detaje për sulmin me armë ndaj Top Channel…
  • Aktualitet

“Një automjet i vjedhur në Shkodër…”, gazetarja e njohur jep detaje për sulmin me armë ndaj Top Channel…

54 mins ago
Policia e Shkodrës prangos dy të rinj, gjatë kontrollit iu gjetën në trup sasi lënde narkotike, njërit edhe në banesë
  • Aktualitet

Policia e Shkodrës prangos dy të rinj, gjatë kontrollit iu gjetën në trup sasi lënde narkotike, njërit edhe në banesë

1 hour ago
OPINION – Luizi, si fenomen që duhet studiuar,fillimisht nga lidershipi politik i këtij vendi…
  • Kryesore

OPINION – Luizi, si fenomen që duhet studiuar,fillimisht nga lidershipi politik i këtij vendi…

5 hours ago

TË FUNDIT

  • “Një automjet i vjedhur në Shkodër…”, gazetarja e njohur jep detaje për sulmin me armë ndaj Top Channel…
  • Policia e Shkodrës prangos dy të rinj, gjatë kontrollit iu gjetën në trup sasi lënde narkotike, njërit edhe në banesë
  • OPINION – Luizi, si fenomen që duhet studiuar,fillimisht nga lidershipi politik i këtij vendi…
  • EMRAT – PD- ja e Alibeaj përcakton kandidatët për “14 majin”, në Shkodër dhe dy bashki të tjera të mëdha…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 27 mars 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 27 mars 2023…

TË FUNDIT

“Një automjet i vjedhur në Shkodër…”, gazetarja e njohur jep detaje për sulmin me armë ndaj Top Channel…
  • Aktualitet

“Një automjet i vjedhur në Shkodër…”, gazetarja e njohur jep detaje për sulmin me armë ndaj Top Channel…

54 mins ago
Policia e Shkodrës prangos dy të rinj, gjatë kontrollit iu gjetën në trup sasi lënde narkotike, njërit edhe në banesë
  • Aktualitet

Policia e Shkodrës prangos dy të rinj, gjatë kontrollit iu gjetën në trup sasi lënde narkotike, njërit edhe në banesë

1 hour ago
OPINION – Luizi, si fenomen që duhet studiuar,fillimisht nga lidershipi politik i këtij vendi…
  • Kryesore

OPINION – Luizi, si fenomen që duhet studiuar,fillimisht nga lidershipi politik i këtij vendi…

5 hours ago
EMRAT – PD- ja e Alibeaj përcakton kandidatët për “14 majin”, në Shkodër dhe dy bashki të tjera të mëdha…
  • Aktualitet

EMRAT – PD- ja e Alibeaj përcakton kandidatët për “14 majin”, në Shkodër dhe dy bashki të tjera të mëdha…

8 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.