Në godinën e Autoritetit të Dosjeve në Tiranë ka rënë zjarr duke përhapur panik. Ngjarja ka ndodhur në mesditë, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë një defekt në rrjetin elektrik. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca zjarrfikëse, të cilat kanë vënë në kontroll flakët.
Fatmirësisht nga zjarri nuk raportohet për dëme materiale, ndërsa institucioni ka mbetur pa energji elektrike.