Këngëtari nga Fieri, Vilson Shaho 63 vjec është gjetur i pajete në banesën e tij në qytetin e Fierit. Artisti është gjetur nga të afërmit të cilët ishin shqetësuar pasi nuk e kishin parë prej disa ditësh. Vilsoni kishte mbaruar Akademinë e Arteve për kanto dhe ishte i njohur ne Fier si këngëtar i muzikës së lehtë. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.