Skip to content
15 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Sociale

Ndahet nga jeta akademiku dhe gjuhëtari i mirënjohur profesor Bahri Beci, lajmin e trishtë e jep Akademia e Shkencave…

ShkodraWeb 20 August, 2023
benet bahri beci

U nda nga jeta nga jeta gjuhëtari Bahri Beci anëtar i Akademisë së Shkencave dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë njofton me hidhërim të thellë bashkësinë e shkencëtarëve albanologë, shqiptarë e të huaj; miqtë dhe kolegët e tij të shumtë brenda e jashtë vendit, për ndarjen nga jeta të akademikut Bahri Becit, personalitet me veprimtari të shumanshme në disa fusha të gjuhësisë shqiptare, historike e bashkëkohore, për më shumë se gjashtë dekada; autor i dhjetëra veprave monografike-studimore në fushën e dialektologjisë, të fonetikës, të gramatikës, të rrugës së formimit të shqipes së njësuar, të historisë së gjuhës shqipe dhe të statusit të saj në lidhjen gjuhësore ballkanike. Akademia e Shkencave u shpreh ngushëllimet e saj të thella familjes e të afërmve, anëtarëve të Asamblesë – familjes shkencore të tij – bashkëpunëtorëve të shumtë, studiuesve dhe studentëve.

Bahri Beci është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (2008) dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, përfaqësues i shkencës gjuhësore vendëse në redaksinë e përgjithshme të “Atlas Linguorum Europae” (ALE) dhe në disa organizma të tjerë shkencorë. Kërkues shkencor që nga viti 1958 në Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë, menjëherë pas përfundimit të studimeve universitare; mbrojti doktoratën e parë në Paris me temën “Le système vocalique et consonantique du parler de la ville du Shkodra” / “Sistemi zanor dhe bashkëtingëllor i së folmes së qytetit të Shkodrës”; përfundoi disertacionin e shkallës së parë me studimin ”Të folmet e gegërishtes qendrore” dhe disertacionin e dytë të doktoratës me studimin “Të folmet veriperëndimore të shqipes dhe sistemi fonetik i të folmes së Shkodrës”. Drejtoi në pozicione të ndryshme institucionin ku u punësua, duke filluar nga detyra e sekretarit shkencor deri tek detyra e drejtorit. Veprimtaria e tij universitare shtrihet në disa vende, duke përfshirë Institutin e Gjuhëve dhe Qytetërimeve Orientale në Paris INALCO.

Fusha kryesore e veprimtarisë shkencore-kërkimore të Bahri Becit ka qenë historia e dialekteve dhe nëndialekteve të shqipes; proceset e konvergjencës historike midis tyre; kushtet dhe ndikimet e krijimit të dallimeve mes toskërishtes e gegërishtes; periodizimi i zhvillimeve dialektore në gjuhën shqipe: “Dialektet e shqipes dhe historia e formimit të tyre” (Tiranë 2002); “Struktura dialektore e shqipes” (Tiranë 2016); “Historia e formimit të strukturës dialektore të shqipes” (Tiranë 2019).

Brenda kësaj problematike vend qendror zunë studimet dialektologjike për të folmet veriperëndimore dhe qendrore të shqipes (Shkodër, Dibër): “Të folmet veriperëndimore të gjuhës shqipe dhe sistemi fonetik i së folmes së Shkodrës” (Tiranë 1995); “Gegërishtja qendrore dhe grupimi i të folmeve të saj” (Tiranë 2007).

Pjesë e pandarë e kërkimeve të Bahri Becit në dialektologjinë historike dhe bashkëkohore janë kontributet e tij në drejtimin shkencor të veprës akademike “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe” (Napoli 2007), pjesë e korpusit të trashëgimisë shpirtërore të popullit shqiptar dhe për plotësimin e të dhënave të dialekteve të shqipes në “Atlasin Gjuhësor Europian”.

Bahri Beci mori pjesë si delegat dhe nënshkrues i Rezolutës së Kongresit të Drejtshkrimit (1972) dhe është autor I dy studimeve monografike për proceset njësuese dhe rolin e faktorëve shkencorë e joshkencorë në formimin e shqipes letrare të sotme, “Historia e standardizimit të shqipes (Tiranë 2010) dhe “Probleme të politikës gjuhësore dhe të planifikimit gjuhësor në Shqipëri” (Pejë 2000).

Në kuadër të studimeve ballkanologjike të Bahri Becit, kushtuar pozicionit të shqipes në lidhjen gjuhësore ndërballkanike, të nxitura kryesisht prej kërkimeve krahasimtare në zhvillimin e dialekteve, veçohen veprat “L’union linguistique balkanique a la lumière des données de la langue albanaise” / “Lidhja gjuhësore ballkanike në dritë të të dhënave të gjuhës shqipe” (Tiranë 2020) dhe “Probleme të lidhjeve të shqipes me gjuhët e tjera ballkanike” (Pejë 2002).

Bahri Beci sintetizoi arritjet e punës së tij në vepra themelore me karakter normativ si “Gramatika e gjuhës shqipe, për mësuesit e gjuhës shqipe” (Tiranë 1997, Prishtinë 1998, Prishtinë 2002); “Gramatika e gjuhës shqipe për të gjithë” (Shkodër 2000, Prishtinë 2001, Shkup 2004, Tiranë 2004) dhe “Fonetika e gjuhës shqipe” (Prishtinë 2004; Tiranë 2004).

Vepra shkencore e Bahri Becit karakterizohet nga sinergjia e studiuesit në ekspeditë kërkimore dhe njëherësh në një proces formimi të thelluar bashkëkohor perëndimor. Kjo vepër, kjo trashëgimi, do të jetë gjithnjë një këshilltare e domosdoshme e brezave të rinj të studiuesve. Miqtë, kolegët, bashkëpunëtorët, studiuesit dhe studentët e tij të shumtë përulen me nderim para kësaj vepre. /Publikuar në faqen zyrtare të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në Facebook/

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: NGA ERJONA RUSI – Ndalo o grua, ndalo! Merr frymë thellë…
Artikull pas: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 21 gusht 2023…

TË FUNDIT

horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025

TË FUNDIT

  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • VIDEO – Kryeministri Edi Rama miting falenderues për shqiptarët në sheshin “Skenderbej” në Tiranë… 15 May, 2025
  • “Final 4” për futbollin e femrave, Vllaznia- Partizani është akti final që përcakton kampionen e Shqipërisë 14 May, 2025
  • VIDEO – “Nisim një betejë që do ta fitojmë”, Sali Berisha takim me drejtuesit politikë të PD- së në qarqe… 14 May, 2025
  • NGA BENET BECI – PS rritje spektakolare të votave në Bashkinë Shkodër, fitorja më e madhe qetësia, qytetaria dhe pozitiviteti 14 May, 2025
  • EMRAT – Përfundon numërimi i votave preferenciale, kush ka siguruar mandatin e deputetit në Shkodër 14 May, 2025
  • NGA ELIONA SHKRELI – Shkodra foli dhe tregoi shpirtin e saj të lirë…! 14 May, 2025
  • VIDEO – “PD po përgatit një luftë të fuqishme për mbrojtjen e votës”, Berisha sërish para gazetarëve… 14 May, 2025
  • SPAK e BKH sërish në Shkodër për krimet zgjedhore, të dyshuarit janë mbështetës së PSD- së… 14 May, 2025
  • VIDEO – Malësia e Madhe, e vetmja bashki ku PS fitoi në qarkun e Shkodrës, Benet Beci në KZAZ 1… 14 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
edi rama miting falenderues 2025
  • Kryesore

VIDEO – Kryeministri Edi Rama miting falenderues për shqiptarët në sheshin “Skenderbej” në Tiranë…

ShkodraWeb 15 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.