
Kryeministri Edi Rama në një takim me qytetarët në Shkodër u ka kërkuar atyre që t’i japin një mundësi Partisë Socialiste që të tregojë nëse vlen apo jo.
Kreu i qeverisë tha se mendon që PS nuk ka bërë më të mirën në Shkodër, dhe u kërkoi qytetarëve që të hedhin sytë nga Shiroka për të kuptuar vizionin e tij dhe ambicies së PS.
Për mua është shumë e qartë. Nuk mendoj që PS ka bërë më të mirën në Shkodër. Nuk ka dhënë këtu prova të mjaftueshme për të bindur shumëkënd që ndjehet qytetar i Shkodrës dhe që nuk është grupin e atyre që luftojnë akoma me komunizmin. Qytetarët e Shkodrës që thonë nuk jam me asnjë parti, i mirëkuptoj. Shkojnë në hipotekë dhe u nxihet jeta. Shohin që nga vota lindin drejtorë.
Rama i pyeti edhe një herë shkodranët se si mund ti besohet kryebashkiakes Voltana Ademi, ndërsa shtoi se PD në Shkodër është një mallkim që u ka lënë Enver Hoxha.
Unë kam shumë besim që me Edonën dhe Benetin, ky komunitet do ketë dy njerëz të vetët. Unë po flas për ato familje që rrinë anash. Na e jepni një mundësi që të tregojmë a ia vlejmë apo s’ia vlejmë për Shkodrën. Si mundet të vazhdohet ti besohet Voltanës dhe atyre që i vijnë rrotull.
Dinë vetëm të vinë te foltorja e bëjnë shumë mirë, kur unë jam duke folur në parlament, se u është fut Enver hoxha në tru. Është mallkim i Enver Hoxhës prej 30 vitesh. Ma nxitë jetën e do ua lë mallkimin në formën e PD. Unë qenkam i pafe, Saliu qenka besimtari që do Shkodra. Këtë turp, ky dhe nuk ka për ta harru.