Mungesa e opozitës në tryezën e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore e ka bërë të pamundur zhvillimin e mbledhjes së sotme.
Në takim kanë qenë vetëm dy bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, ndërkohë që përfaqësuesit e opozitës sikundër e kishin paralajmëruar që dje, nuk morën pjesë në mbledhje.
Ne nje deklarate per mediat socialisti Gjiknuri i beri thirrje opozites te rikthehet ne tryeze.
“Nuk shoh ndonjë arsye serioze për t’u ndërprerë se është çështje neutrale nuk ka të bëjë as me opozitën as me maxhorancën, por me reformën. I bëj thirrje opozitës dhe shpresoj të rimarrin vendet e tyre për të vazhduar negociatat dhe procesin, sot kishim një paketë të tërë që duhej diskutuar. Mirëpres opozitën të ulet në tavolinën e reformës Zgjedhore dhe nuk kam ç’ të flas tjetër”, tha ai.