‘Mund të kisha shënuar edhe më shumë’, pas golit ‘me peshë’ në Korçë flet Ndriçim Shtubina…

Autori i eurogolit në Korçë, Ndriçim Shtubina pas ndeshjes, në një prononcim për “Supersport” ka pohuar: “Në ndeshjet në Shkodër është pak presion, sepse ndikohemi dhe nga tifozët. Në ndeshjet jashtë, për mënyrën se si luajmë janë më mirë për ne”.

Rikthimi


Shtubina ishte pjesë e Laçit, ndërsa verën e shkuar u rikthye në Shkodër, ndërsa sipas tij, fillimi ka qenë i vështirë, ndonëse është një lojtar vendas dhe me shumë vite karrierë mbi supe. “Kam pasur vështirësi në ndeshjet e para, pasi ishte një skuadër e re. Unë rikthehesha, nuk e njihja grupin sepse u ndërtua thuajse nga e para”.

Goli

Shtubina ka folur edhe për eurogolin që ka shënuar. “Nuk e mendova gjatë kur godita, erdhi topi, nuk u mendova dy herë, bëra roveshatën dhe më erdhi mirë që topi shkoi në rrjetë dhe Vllazninë që mori një fitore shumë të rëndësishme. Në momentin që erdhi krosi, nuk e mendova që po vinte drejt meje, kur kisha topin pastaj shtyva pak mbrojtësin dhe e çova në rrjetë. Kam pasur mundësi të shënoja edhe gola të tjerë, por kam luajtur edhe me detyra mbrojtëse në shumë ndeshje”, – tha Shtubina në fund të fjalës së tij.

 ABCOM ║ VODAFONE