Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

MSH publikon shifrat: 5 humbje jete dhe 2156 raste të reja në 24 orët e fundit, ja situata me Covid- 19 në spitale

ShkodraWeb 25 January, 2022
infektiv kovid

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 7067 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2156 qytetarë, në këto bashki:

976 në Tiranë, 149 në Shkodër, 96 në Durrës, 88 në Fier, 80 në Vlorë, 74 në Gjirokastër, 61 në Lushnje, 52 në Sarandë, 50 në Berat, 45 në Elbasan, 35 në Kurbin, 34 në Pogradec, 31 në Krujë, 30 në Lezhë, 24 në Patos, 23 në Kamëz, nga 21 qytetarë në Korçë, Kavajë, 19 në Dibër, 18 në Tepelenë, 16 në Kuçovë, nga 15 qytetarë në Vau i Dejës, Vorë, 14 në Mirditë, 13 në Gramsh, 11 në Skrapar, nga 10 qytetarë në Maliq, Mallakastër, Tropojë, 9 në Peqin, 8 në Kukës, nga 7 qytetarë në Malësi e Madhe, Divjakë, Devoll, nga 6 qytetarë në Dimal, Memaliaj, Himarë, nga 5 qytetarë në Shijak, Libohovë, Përmet, Librazhd, nga 4 qytetarë në Belsh, Selenicë, Has, nga 3 qytetarë në Delvinë, Konispol, Prrenjas, nga 2 qytetarë në Cerrik, Poliçan, Kolonjë, Këlcyrë, Dropull, Roskovec, Mat, Rrogozhinë, Pukë. Janë 23,505 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Lushnja 54 vjeç, një qytetar nga Berati 70 vjeç, një qytetare nga Elbasani 73 vjeçe, një qytetar nga Vlora 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 1685 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 224,193 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Janar 2022)

Raste të reja ditore 2156
Të shëruar në 24 orë 1685
Të shtruar në spitale 123
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 7067

Testime totale 1,637,312
Raste pozitive 251,015
Raste të shëruara 224,193
Raste Aktive 23,505
Humbje jete 3,317

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10830
Fier 1945
Shkodër 1798
Elbasan 1548
Durrës 1469
Vlorë 1438
Gjirokastër 1261
Korçë 942
Lezhë 870
Berat 867
Kukës 290
Dibër 247

Post navigation

Previous: Operacioni policor “Gimaj”, “Shqiponjat” e Shkodrës arrestojnë 28 vjeçarin e shpallur në kërkim…
Next: OPINION – Dëmi më madh që i është ba Shkodrës këto 30 vite profilizimi i saj diçka e vetme “Shkodra antikomuniste”

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026

TË FUNDIT

  • “Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci… 21 May, 2026
  • VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari 21 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.