MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën mërkurë, 7 shtator 2022…

Moti do të jetë me kthjellime në bregdet dhe vranësira të pakta në zonat malore . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të konsiderueshme.

Temperaturat minimale dhe maksimale:


Zona malore 14/26°C
Zona e ulët 14/34°C
Zona bregdetare 20/32°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari