MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën mërkurë, 15 qershor 2022…

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje të lokalizuara në Juglindje. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 -4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat minimale dhe maksimale:


Zona malore 15/28°C
Zona e ulët 17/34°C
Zona bregdetare 18/34°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari