MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën mërkurë, 10 gusht 2022…

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në veri dhe zonën qëndrore pasdite. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 -10 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:


Zona malore 16/29°C
Zona e ulët 16/34°C
Zona bregdetare 20/33°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari