Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në mesditë dhe pasdite në të gjithë vendin. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 15/26°C
Zona e ulët 17/31°C
Zona bregdetare 19/31°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari