Moti për ditën e diel, 9 janar 2022, do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu me intesitet mesatar, në zonat malore do të ketë reshje bore pasdite. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -1/4°C
Zona e ulët 4/13°C
Zona bregdetare 8/14°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari