Moti për ditën e shtunë, 9 tetor 2021, do të jetë kthjellime dhe vranësira mesatare dhe reshje shiu me rrebeshe . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi deri në 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë të ulëta.
Temperaturat:
Zona malore 10/16°C
Zona e ulët 14/23°C
Zona bregdetare 15/22°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari