
ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata dhe të ngrohta me origjinë jugore.
Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin. Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e para të mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10-15 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen: