![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2022/07/moti-new-2022.png?x28643)
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot me kthjellime si dhe vranësira mesatare e kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina fiton shpejtësi 7-11 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.