Moti për ditën e premte, 30 prill 2021, do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të konsiderueshme.
Temperaturat:
Zona malore 8/24°C
Zona e ulët 11/31°C
Zona bregdetare 13/25 °C /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/