MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 22 prill 2022…

Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje me stuhi në zonën e Shkodrës dhe verilindje, ndërsa zona e ulët dhe jugu do të jetë me vranësira dhe kthjellime. Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 20-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 7 me lartësi vale 2,0 deri në 3,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:


Zona malore 8/20°C
Zona e ulët 12/25°C
Zona bregdetare 14/25°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari