Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillime vranësirash në mesdite deri në pasdite. Reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht shtrëngata afatshkurtëra.
Era do të fryjë me drejtim juglindje- veriperëndim me shpejtësi 1 – 5m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe nëper lugina era me shpejtesi 6-8m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.