Moti për ditën e martë, 19 tetor 2021, do të jetë me diell dhe vranësira të pakta dhe mjegull përgjatë luginave në Jug-lindje . Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.
Temperaturat:
Zona malore 7/21°C
Zona e ulët 11/25°C
Zona bregdetare 13/24°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari