MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 2 maj 2022…

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri te dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi me aktivitet kryesor në mesditë. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:


Zona malore 8/15°C
Zona e ulët 11/20°C
Zona bregdetare 13/19°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari