MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 maj 2022…

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në zonat malore , nuk do të mungojnë reshje shiu në fomrën e stuhive pasdite . Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat minimale dhe maksimale:


Zona malore 12/26°C
Zona e ulët 12/30°C
Zona bregdetare 13/26°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari