
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash deri të dendura.
Në orët e mesditës deri pasdite vonë vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të cilat hera-herës do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Reshjet pritet të jenë kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 7 m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!