![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2022/10/moti-2022.png?x28643)
Moti do të jetë vranësira dhe reshje shiu në zonën veriperëndimore në mëngjes , gjatë pasdites do të kemi përmirësim të motit. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 4/11°C
Zona e ulët 10/17°C
Zona bregdetare 12/17°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari