MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 korrik 2022…

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta pasdite. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 


Zona malore      15/33°C
Zona e ulët         16/38°C
Zona bregdetare  20/36°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari