MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 8 maj 2022…

Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu lokale në mesditë. Era do të jetë me drejtim Jug-lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat minimale dhe maksimale:


Zona malore 10/18°C
Zona e ulët 11/24°C
Zona bregdetare 13/23°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari