Të dielën e 3 dhjetorit priten reshje mesatare dhe lokalisht intensive në qarkun Shkodër, ndërsa në qarkun Kukës priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.
Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Tiranë reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet 14 / 16 °C
Në vendet e ulëta: 13 / 15 °C
Në vendet malore: 9 / 11 °C.