MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 22 maj 2022…

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në veri dhe reshje të izoluara. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 


Zona malore      10/27°C
Zona e ulët          10/30°C
Zona bregdetare  14/28°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari