I kapur nga policia si autor i dýshuar i ngjarjes ku humbi jetën Hekuran Billa, ngjarje e ndodhur më 11 qershor, në zonën e Komunës së Parisit, Viktor Marku ka dalë sot para trupit gjykues për t’u njohur me masën e sigurisë.
Mësohet se sipas sistemit TIMS, Marku rezulton të ketë dalë nga Shqipëria nga pika e Muriqanit për në drejtim të Malit të Zi, në 19 janar 2020, por një dëshmitar thotë se Viktor Marku gjatë ketyre muajve ka qënë në Shkodër pasi mori me qira në biznesin e tij një makinë “Smart”. Po sipas dëshmisë, makinën Marku ia ka lënë nipit të tij, Sebastjan Mali, gjithashtu i kapur si bashkëpunëtor në ngjarje.
Sakaq në funksion të dosjes hetimore mësohet se janë analizuar pamjet nga 38 kamera sigurie pranë zonës. Prokuroria ka dýshime se Viktor Marku shfaqet në një moment në kamera teksa zbret nga makina “Smart” marrë me qira dhe ngjitet në automjetin “Mercedez benz” i vjedhur në Shkodër që u përdor në átèntat. Prokuroria thotë se në makinë është ngjitur dhe një person i dytë.
I arrestuari Viktor Marku është vëllai i Prel Markut, që u ékzèkútua nga Hekuran Billa në Angli në tetor të vitit 2006, ngjarje për të cilën Billa u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykatat britanike dënim i konvertuar me 25 vite sipas legjislacionit shqiptar. /BW/