Skip to content
1 April, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

“Moratorium politik 1 vjeçar”, IDM jep propozimet e para para për zgjidhjen e krizës politike në vend…

ShkodraWeb 4 years ago

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), ka reaguar sa i përket situatës politike në vend. Ata e kanë cilësuar krizën politike si të paprecedentë, ndërsa i kanë bërë thirrje palëve që të përfshihen menjëherë në dialog.

Veç kësaj IDM ka bërë edhe disa propozime për “ta shndërruar krizën aktuale politike në një mundësi për të konsoliduar demokracinë shqiptare”, ndërsa theksohet nevoja për bashkëpunim dhe dialog me palëve.

Reagimi i IDM:

Duke pasur parasysh krizën e paprecedentë politike në Shqipëri, tejet të shqetësuar nga pasojat për vendin, duke marrë në konsideratë mungesën e një baze të përbashkët në pozicionet e partive politike dhe aktorëve të tjerë me influencë dhe duke ritheksuar pritshmëritë e shqiptarëve në lidhje me konsolidimin e shtetit të së drejtës, demokracisë dhe reformave zhvillimore, si edhe për anëtarësimin e vendit në BE, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) si një aktor i pavarur i shoqërisë civile u bën thirrje palëve e përfshira dhe aktorëve të tjerë më rëndësi që të përfshihen menjëherë në një dialog konstruktiv që përfshin gjithashtu shoqërinë shqiptare.

Për këtë qëllim dhe me synimin për ta shndërruar krizën aktuale politike në një mundësi për të konsoliduar demokracinë shqiptare, IDM propozon:

Moratorium politik 1 vjeçar – Shkëputje nga të gjitha veprimet aktuale politike të cilat injorojnë krizën politike ose nxisin përshkallëzimin e mëtejshëm të saj, nëpërmjet një marrëveshjeje të aktorëve politikë dhe shoqërisë shqiptare me qëllim angazhimin në reforma “shtet ndërtuese” dhe përshpejtimin e procesit të negociatave për anëtarësim në BE.

Fillimin e menjëhershëm të një dialogu kombëtar të aktorëve politikë, komunitetit të ekspertëve dhe shoqërisë shqiptare, me përfshirjen e partnerëve ndërkombëtarë mbi një axhendë (RoadMap) reformash kushtetuese për rivendosjen e “kontrollit dhe balancave të pushteteve” dhe rritjen e besimit publik tek sistemi i qeverisjes, forcimin e pavarësisë së institucioneve mbikëqyrëse, përfshirë këtu masa të cilat forcojnë rolin e opozitës në parlament si edhe një kuadër ligjor me integritet të lartë për zgjedhjet (sistem elektoral, financim & demokraci e brendshme e partive politike) në bazë të të cilit të zhvillohen zgjedhje e ardhshme parlamentare.

Aktorët politikë të përafrojnë qëndrimet dhe dakordësojnë një marrëveshje për qeverisje efikase që do të mundësojë progresin e vazhdueshëm në zbatimin e reformës në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivelet e larta dhe të prioriteteve të tjera çka do të lehtësonte procesin e një vendimi pozitiv të Këshillit Europian mbi hapjen e negociatave (qershor 2019). Të miratohen menjëherë rekomandimet e OSBE/OHDIR dhe të mbahen zgjedhje të lira e të drejta lokale si pjesë e ciklit të rregullt elektoral dhe në përputhje me angazhimin e vendit për të përmbushur kushteve për hapjen e negociatave, sipas përfundimeve të Këshillit Europian (qershor 2018).

Continue Reading

LAJM PARA: PLANI I MASAVE/ Kombëtarja luan në “Loro Boriçi” me Turqinë, paralizohet qarkullimi në qytetin e Shkodrës…
LAJM PAS: FOTO/ Gjendet një makinë e shkrumbuar, dyshohet se është përdorur nga disa persona për vjedhje…

TË FUNDIT

“Do krijojmë një institucion që t’i mbajë nën monitorim”, furrat e bukës rritën çmimet pas paralajmërimit të Ramës, reagon Ibrahimaj
  • Aktualitet

“Do krijojmë një institucion që t’i mbajë nën monitorim”, furrat e bukës rritën çmimet pas paralajmërimit të Ramës, reagon Ibrahimaj

8 hours ago
DOKUMENTI – Nis ndalimi i gjuetisë së krapit në Liqenin e Shkodrës, Organizata e Menaxhimit të Peshkimit ka një mesazh…
  • Aktualitet

DOKUMENTI – Nis ndalimi i gjuetisë së krapit në Liqenin e Shkodrës, Organizata e Menaxhimit të Peshkimit ka një mesazh…

8 hours ago
FOTOLAJM – Çfarë po ndodh me moderatoren e njohur që la shtëpinë e BBVip, Kiara Tito publikon foton me detajin…
  • Aktualitet

FOTOLAJM – Çfarë po ndodh me moderatoren e njohur që la shtëpinë e BBVip, Kiara Tito publikon foton me detajin…

10 hours ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – “Kur të dalin me datë 6, unë dhe ti do ti bëjmë një surprizë”, Gjergj Luca propozim publik Kiarës për Luizin…
  • VIDEO – “Kur e si pranova t’i bashkohesha politikës për herë të parë”, Benet Beci vijon rrëfimin në vetë të parë…
  • “Zef Hila një nga qeveritarët më të shkëlqyer vendorë të PD- së”, Sali Berisha prezanton kandidatin e Vau- Dejësit
  • “Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore
  • “Një hyrje moderne dhe funksionale për të gjithë Shkodrën”, Benet Beci takohet me banorët e Bahçallëkut…
  • “Do të jem bashkë me ekipin fitues, zëri i tyre ndaj çdo problematike”, Bardh Spahia takim me banorë të lagjes 5

TË FUNDIT

VIDEO – “Kur të dalin me datë 6, unë dhe ti do ti bëjmë një surprizë”, Gjergj Luca propozim publik Kiarës për Luizin…
  • Kryesore

VIDEO – “Kur të dalin me datë 6, unë dhe ti do ti bëjmë një surprizë”, Gjergj Luca propozim publik Kiarës për Luizin…

2 hours ago
VIDEO – “Kur e si pranova t’i bashkohesha politikës për herë të parë”, Benet Beci vijon rrëfimin në vetë të parë…
  • Kryesore

VIDEO – “Kur e si pranova t’i bashkohesha politikës për herë të parë”, Benet Beci vijon rrëfimin në vetë të parë…

3 hours ago
“Zef Hila një nga qeveritarët më të shkëlqyer vendorë të PD- së”, Sali Berisha prezanton kandidatin e Vau- Dejësit
  • Kryesore

“Zef Hila një nga qeveritarët më të shkëlqyer vendorë të PD- së”, Sali Berisha prezanton kandidatin e Vau- Dejësit

4 hours ago
“Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore
  • Kryesore

“Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.