Monika Kryemadhi “tradhëton” bashkëshortin, publikon dokumentin për të ndihmuar SPAK në hetimin e Ilir Metës

Monika Kryemadhi ka publikuar në rrjetet sociale, certifikatën personale të bashkëshortit të saj dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Sipas saj, kjo bëhet për të ndihmuar SPAK, që sot kërkoi nga KQZ formularin e vetëdeklarimit të ish-Presidentit.

Po ashtu, Kryemadhi premton se SPAK-ut do t’i vije ne ndihme edhe për inceneratorët.


“Partia e Lirisë ka vendosur ta ndihmojë SPAK-un. Që të mos i nxjerrë në punë me urdhër, që të firmosin shkresa të gatshme Endri Fuga, po ua mundësoj unë certifikatën personale të Ilir Metës, se si pamje e njihni edhe vetë.

Do vazhdoj t’ju ndihmoj edhe për inceneratorët”.