Moderatorja e njohur e sportit, Eva Murati dhe djali i ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topallit, Genari, nuk janë më bashkë. Burime të sigurta për njoftojnë se Eva dhe Genari i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 8-vjeçare.
Nuk dihet ende shkaku se pse çifti është ndarë, por tashmë moderatorja nuk është më nusja e Jozefina Topallit.
Madje një gjë e tillë vihet re edhe në rrjetet sociale, ku Eva nuk ka asnjë foto me Genarin, por vetëm fotografi nga jeta profesionale, apo me familjarë e miq. /Panorama Plus/