MINUTA E FUNDIT – Vllaznia siguron shërbimet mbrojtësit 27- vjeçar të ekipit që eleminoi vjet në Europë…

Marko Juriç është futbollisti më i ri i Vllaznisë. 27-vjeçari, i cili luan në qendër të mbrojtjes, ka firmosur një kontratë 1+1 me klubin shkodran, duke u bërë përforcimi i katërt pas Lorik Boshnjakut, Dajan Shehit dhe Kristijan Vulajt.

Mbrojtësi kroato-boshnjak ka luajtur në Bosnjë me ekipin e Shiroki Brijeg dy sezonet e fundit. Kështu, Juriç ka firmosur një kontratë një-vjeçare, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër.


Më poshtë, edhe njoftimi i faqes zyrtare të Vllaznisë për zyrtarizimin e qendërmbrojtësit kroato-boshnjak, Marko Juriç.

KF Vllaznia ka kënaqësinë që të njoftojë se nga sot pjesë e tij do të jetë edhe futbollisti Marko Juriç.

Mbrojtësi 27 vjeçar që dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e ekipit Siroki Brijeg, tashmë është veshur kuqeblu.

Mes klubit tonë dhe lojtarit që luan në qendër të mbrojtjes, është firmosur një kontratë njëvjeçare, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër.

Welcome Marko Juriç!