Nje shtetas 40 vjec nga Shkodra eshte vene ne prangat e policise se shtetit. Behet me dije ai ishte denuar me 25 vite burg nga drejtesia greke. Ne prill 2017 denimi ishte njohur nga gjykatat shqiptare dhe ky shtetas ishte shpallur ne kerkim. Aksioni “Gjurmimi” ka sjele sot venien ne pranga te tij dhe do te nise vuajtjen e deninit. Me poshte, njoftimi i policise se Shkodres.
Finalizohet operacioni policor “Gjurmimi”
Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim, i dënuar me 25 vite burg për vrasje.
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me strukturat e D. V. P Shkodër dhe Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit në rrugë operative , u zhvillua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, ku u bë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Ilir Bajrami 40 vjeç, banues në Shkodër.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim Nr.35, datë 11.04.2017, ka njohur vendim e autoriteteve të drejtësisë greke ku shtetasi Ilir Bajrami është i dënuar me 25 vite burg, për ngjarjen e ndodhur më 15.08.2001 në Athinë, Greqi,.
Shtetasi Ilir Bajrami ka vrarë me mjet prerës (thikë) një shtetas Grek.
Materialet hetimore i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.