MINUTA E FUNDIT – Tre persona grabisin bankën në Malësi të Madhe, kërcenuan me armë personelin…

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Koplik të Malesise se Madhe. Sipas informacioneve të para, autorët e dyshuar kanë qenë tre.

Ata mësohet se kanë arritur të marrin një shumë parash dhe janë larguar me një automjet që sipas dëshmitarëve ka qenë tip ‘Volkswagen’ ngjyrë e zezë.


Tre autorët dyshohet se kanë qenë të maskuar dhe kanë kryer grabitjen nën kërcënimin e armës.

Në dalje të Koplikut është gjetur një makinë e djegur, por ende nuk dihet nëse është e autorëve të grabitjes së bankës.