Një person është plagosur me armë zjarri rreth orës 21:30 të mbrëmjes së sotme.
Fatmir Zyla 34-vjeç, banues në Grudën e Re pas plagosjes është transportuar në spital për ndihmë të parë, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit në një lokal, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!