Një person raportohet se është plagosur me armë zjarri para pak minutave në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake nga vendgjarja, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në Postribë, në fshatin Fshati i Ri.
Paraprakisht, flitet për një person të plagosur me armë zjarri, Ilir Gruda 41 vjeç dhe një tjetër me mjete të forta, Lad Gruda 34 vjeç (vëllai).
Ngjarja ka ndodhur për motive pronësie, ndërsa dy vëllezërit ndodhen në spitalin e Shkodrës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e saj teksa është identifikuar autori, Xhevahir Fikaj.