Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar disa minuta më parë në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet. Banorët kanë njoftuar menjëherë policinë për të shtënat. Policia mbërriti në vendngjarje dhe pas kontrolleve në zonë janë gjetur gëzhoja armësh.
Personat që kanë shtirë në ajër janë identifikuar, por identitetet e tyre nuk janë bërë ende me dije. Nuk dihet ende nëse janë shënuar të plagosur nga kjo ngjarje.
Informacion paraprak
Më datë 08.05.2018, rreth orës 21:20, në rrugën “Don Bosko” pas një konflikti ndërmjet shtetasve B., Z., dhe J. K., shtetasi B. Z., ka gjuajtur një herë në ajër me armë zjarri dhe më pas të dy shtetasit janë larguar.
Në vendngjarje grupi hetimor ka sekuestruar një gëzhojë pistolete.
Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij konflikti, kapjen e shoqërimin e shtetasve në konfikt si dhe për gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit.