Një tjetër aksion i “Shqiponjave” të Shkodrës ka përfunduar me sukses. Mësohet se janë vënë në pranga dy persona. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje që raportojnë për ShkodraWeb, ata janë kapur në fshatin Naraç të Vau Dejësit. Sipas informacioneve që pritet të konfirmohen me njoftim zyrtar nga policia e Shkodrës, dy personat janë arrestuar pasi janë kapur në flagrancë duke kultivuar kanabis në një banesë.
Po ashtu mësohet se njëri nga personat e vënë në pranga, është djali i një ish- efektivi të Policisë së Shtetit, i cili aktualisht ka një detyrë të rëndësishme në qeverisjen vendore në Vau- Dejës. Personat që raportuan për ShkodraWeb kanë identifikuar shtetasit që janë arrestuar por mbetemi në pritje të njoftimit zyrtar të policisë së Shkodrës për konfirmimin zyrtar.