Lëkundje të fuqishme tërmeti janë ndjerë vetëm pak çaste më parë në Tiranë, ndërsa raportohet se ka pasur lëkundje edhe në qytetin e Lezhës, Durrësit, Pogradecit dhe Shkodrës.
Epiqendra është lokalizuar 29 km në Verilindje të Tiranës dhe 14 km në Juglindje të Burrelit. Në Tiranë lëkundjet janë ndjerë për më shumë se 20 sekonda.
LEXONI EDHE: Shkundja e fortë e termetit në Shqipëri, dëmtohen tre shtëpi të banueshme pranë epiqendrës së lëkundjes
Sipas raportimeve të IGJEUM, magnituda ka qenë mjaft e lartë, 5.2 sipas shkallës Rihter, ndërsa thellësia e lëkundjes 1 km. Në harkun kohor të 8 minutave nga termeti i parë, është ndjerë edhe një tjetër me magnitudë 4.1 sipas shlakkës Rihter.
Për momentin, nuk ka raportime për dëme materiale apo njerëzore ndërsa goditja kryesore është pasuar edhe nga të tjera me intensitet më të ulët.