
Tjetër termet lëkund Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet 4 ballë i shkallës Rihter ka goditur këtë pasdite Shqipërinë. Mësohet sipas EMSC, Qendres Europiane për Monitorimin e Termeteve, se epiqendra ka qenë 6 kilometra afër Peqinit.
Por edhe zonat e afërta e kanë ndier tërmetin pasi epiqendra është vetëm 37 kilometra larg Tiranës. Thellësia e lëkundjes ka qenë 2 km. Deri në këto momente nuk ka informacione për dëme.